Gjykata e Apelit ka lënë në paraburgim të miturin që kishte sulmuar në Ferizaj gruan rome.
Më 1 qershor atij Gjykata Themelore në Ferizaj i kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa ndaj këtij vendimi ishte ankuar mbrojtja. Por Apeli e ka refuzuar ankesën.
I mituri po dyshohet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ pasi më 31 maj të këtij viti, e kishte sulmuar fizikisht gruan rome duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejtë kur e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, pasi që ekzistojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim të Apelit.