Lajmin e kanë bërë të ditur nga Dogana e Kosovës, ku kanë njoftuar për pranim dorëzimin e detyrës.

Me këtë rast, ish drejtori i përgjithshëm , Bahri Berisha, i ka dorëzuar detyrën Ibrahim Xhakës i cili do ushtroj detyrën e drejtorit deri në një vendim tjetër.

“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/