Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka sqaruar për rastin e vdekjes të një të moshuari në rrugën “Migjeni” në Prishtinë, për të cilën “Indeksonline” raportoi pak më parë.
“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në një dyqan në rrugën Migjeni në Prishtinë. Njësitet policore së bashku me ekipen mjekësore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës”, thotë PK për “Indeksonline”.
Policia shton se, “rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima është mashkull rreth 70 vjeç”./Indeksonline/