Aktuale

Ky është shtetasi shqiptar i arrestuar për skllavërim dhe prostitucion (Foto)

Policia e shtetit shqiptar ka arrestuar sot në Shijak, Rudin Çallikun, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, vjedhje, shfrytëzim prostitucioni, trak droge, vrasje në tentative si dhe krimet kundër pasurisë, skllavërim dhe dhunë seksuale.

Çalliku kërkohej nga autoritetet italiane të drejtësisë, pasi gjykata e Gjenovës kishte nisur hetimet ndaj tij që në vitin 2002 për veprat penale të trakut të drogës, tentativës së vrasjes dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Çalliku mund të dënohet me 24 vjet heqje lirie, transmetojnë mediat shqiptare.