Aktuale

Ky është shqiptari që terrorizoi Italinë

Fortion Llusha është shqiptari i arrestuar nga policia italiane, me dyshimet se ka lidhje me grupet terroriste.

Shqiptari 28-vjeçar, i cili punonte në Itali në ndërtim, murator, mbrëmjen e së dielës në një park në Ravena qëlloi në ajër më një pistoletë, që më pas rezultoi e vjedhur.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg, ndërkohë gjatë kontrollit që policia bëri në banesën e tij u gjetën ndër të tjera 3 fishekë, një sëpatë dhe mbishkrime të Kuranit në gjuhën shqipe në muret e dhomës së tij dhe nëpër shtëpi.