Kuriozitete

Ky është sekreti që duhet ta dinë meshkujt për femrat

Ai rikujton kohën kur ishte student dhe kishte bërë seks për herë të parë. Atëherë kishte përshtypjen se çdo prekje e tij po e çmendte të dashurën, por pas ndërrimit të partnereve e kishte zbuluar se nuk është aq i mirë në shtrat dhe jo të gjitha vajzat janë të njëjta, transmeton “Telegrafi”.

Nuk e kishte ditur ku gjendet klitorisi, e as pika G e cila njihet si pika më stimuluese në trupin femëror.

Sidoqoftë, më vonë ishte futur në periudhën ku paraloja e tij kryesisht përmbante kryerjen e seksit oral sepse ndryshe nuk ndjehej se po ia përmbushte kënaqësitë të dashurave.

Megjithatë, kur kishte filluar një lidhje më të gjatë me një femër dhe ndjehej më i hapur me të, ai e kishte gjetur kurajën për ta pyetur atë se çfarë i pëlqente.

Kësisoj, ajo i kishte treguar se cilat pozita ishin një “jo” dhe cilat e bënin atë të thoshte, “mos u ndal të lutem”.

Pra, sipas tij, çelësi është që të bisedoni me të dashurën dhe ajo t’ju tregojë se çfarë i pëlqen. /Telegrafi