Njerëzimi, në kërkim të jetës në univers, ka në dispozicion mjetet më të fuqishme, por disa shkencëtarë paralajmërojnë se duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me atë që ne duam që të gjejmë.
Lucianne Walkowicz, astrofizikane në Adler Planetarium në Çikago, tha për “NBC News” se kontakti me alienët mund të jetë shkatërrues për speciet njerëzore. Nëse ne në mënyrë aktive dërgojmë mesazhe, dhe tërheqim vëmendjen e qytetërimeve më të avancuara, atëherë është mjaft e mundshme që disa prej tyre nuk do të kenë domosdoshmërisht interesat tona në mendje, beson Walkowicz.
Ajo shtoi se kjo mund të shënojë fundin e njerëzimit në Tokë, por në anën tjetër, mund të jetë një numër i madh i përfitimeve të tilla si përmirësimi i jetës në planetin tonë.
“Çështja kryesore është se ne nuk mund të dimë se çfarë do të ndodhë”, tha Walkowicz.
Fizikanti i njohur, Stephen Hawking, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se po luajmë një lojë të rrezikshme duke u përpjekur që të kontaktojmë me “njerëzit e vegjël të gjelbër”. Nëse e kuptojnë ekzistencën tonë, ka shumë mundësi që të kërkojnë për të pushtuar dhe kolonizuar botën tonë, tha fizikanti, i cili bëri një krahasim me shkuarjen e Kristofor Kolombit në Amerikë dhe pasojat për popullsinë që ka jetuar atje.
Jill Tarter, bashkëthemeluese e Institutit SETI, është e bindur në një përfundim krejtësisht të ndryshëm. Ajo siguron se alienët që kanë udhëtuar një pjesë të mirë të galaktikës do të jenë mjaftë të zhvilluar që të jetë miqësor për ne. Ajo beson se thjesht nuk ka kuptim që civilizimi që është shumë më i vjetër se ne ende ka një teknologji që është e fokusuar në luftë.
Megjithatë, Seth Shostak, i cili është duke punuar në kërkim të jashtëtokësorëve, thotë se çdo reagim ndaj alienëve do të dukej sikur neandertalët kanë një plan në rast të sulmit të aviacionit ushtarak. /GazetaExpress/.