Rreth orës 02:40, në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident me fatalitet. Gazeta Express merr vesh se i riu 21-vjeçar që vdiq nga ky aksident është Agron Qeku.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Express, kështu duke dhënë vetëm inicialet e viktimës dhe moshën.
21-vjeçari, Agron Qeku është vetëaksidentuar saktësisht në fshatin Llapushnik në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Ky është i riu: