Aktuale

Ky është i riu që u plagos ditën e sotme në Tiranë pas një sherri në Facebook (FOTO)

Një i ri ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesin, ku kalimtarët kanë vënë re një person të shtrirë në rrugë në afërsi të Qytetit të Nxënësit në Tiranë.

Menjëherë është lajmëruar ambulanca, ku i plagosur është dërguar në spital. Bëhet e ditur se i plagosur është Amarildo Koçeku, 23 vjeç.

Dyshohet se ai është plagosur me armë zjarri si pasojë e një sherri që ka pasur me disa të rinj përmes Facebook. Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit që ka qëlluar dhe e ka shpallur në kërkim.

Ai është Shpëtim Taho, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e plota të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 09.10.2016, rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, ka patur një konflikt.

Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 23 vjeç, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve.

Në vëndgjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të autorit të dyshuar.

Punohet për kapjen e shtetasit Sh. T., i dyshuar për kryerjen e kësaj ngjarje kriminale. /GazetaExpress/