Hillary Clinton e ka fituar votën popullore në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, me 2.86 milionë vota më shumë se republikani Donald Trump, sipas numërimit final.
Sipas “Cook Political Report”, demokratja e ka mposhtur presidentin e sapo zgjedhur, Donald Trump, saktësisht me 2.864.974, transmeton Express.
Votimi final vjen pasi 304 elektorë votuan të hënën për Trumpin, që do të thotë se ai edhe zyrtarisht është president i SHBA-së dhe do të betohet në zyre muajin e kaluar./Express/