Kuriozitete

Ky është qyteti më i mirë për jetesë në botë

Melburni për të shtatën herë radhazi është shpallur qyteti më i mirë për jetesë në botë, sipas raportit vjetor të revistës “Economist”.

Ai ka zënë vendin e parë në mesin e 140 qyteteve në botë, duke lënë mbrapa Vjenën dhe tri qytetet kanadeze Vankuver, Toronto dhe Kalgari.

Melburni është qyteti i dytë më i madh në Australi dhe qyteti kryesor i shtetit Victoria.