ShowBiz

Ky është publicisti që i shkroi libër Rita Orës

Në vitin 2013, shkrimtari Shaqir Foniqi kishte botuar Albumin artistik, “E përndritura, Rita”, kurse në vitin 2014 ai ka nxjerr edhe ribotimin e plotësuar dhe të dizajnuar.
Gazetari dhe publicisti Shaqir Foniqi është bërë monografist i njohur në Kosovë, i cili me punën shumëvjeçare, po pasqyron sukseset e yjeve të spikatura, sikurse është Rita Ora.

Ai e ka quajtur ‘Orakulli i Ritës’ dhe është kronisti më besnik i rrugëtimit të saj artistik-fantastik.
Libri “Rita Ora” pretendon të jetë një Monografi e sinqertë dhe një lapidar i gjallë për yllin tonë të rrallë, që po shndrit si meteor në artin botëror.
Ajo është bërë ambasadorja më e denjë e Kosovës në botë dhe një ikonë e vërtetë, e cila skenës së madhe botërore i jep kuptim dhe jetë, art të vërtetë.

Sipas autorit Shaqir Foniqi, Rita Ora është në rrugën më të mirë që të bëhet një divë dhe primadonë, e cila si një ikonë po rrezaton planetin tonë. Për gjerdanin e sukseseve të saj, ajo e meriton Kurorën e Lavdisë dhe të krenarisë.“Faleminderit që ekziston, është fjala që për të, më së miri tingëllon. Të tillë e paçim, përgjithmonë”, shkruan ndër të tjera Foniqi. Ai, propozon që institucionet tona shtetërore të themelojnë Dekoratën “Ora e Pavarësisë”, e cila do t’u dhurohej të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë. Kësisoj, shton Foniqi, ne do të tregonim civilizim dhe nderim për figurat tona të shquara, sikurse është Rita Ora.