Aktuale

Ky është premtimi i Arban Abrashit për pensionistët dhe personat me nevoja të veçanta

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, në debatin e sotëm që kishte me studentët e Kolegjit AAB, ka folur edhe për përfshirjen në programin e tij qeverisës për pensionistët dhe personat me nevoja të veçanta.

Abrashi këtyre dy kategorive u ka premtuar transport falas në të gjitha linjat në kryeqytet, si dhe për personat me nevoja të veçanta, ka premtuar ndërhyrje në infrastrukturë në disa zona në Prishtinë, transmeton Gazeta KNN.

“Me personat me nevoja të veçanta, si dhe me pensionistët, kam zhvilluar takimer dhe kam pasur një bashkëpunim relativisht të mirë me ta, gjatë përvojës si ministër, të njëjten përvojë mendoj me e vazhdu edhe në kuadër të komunës së Prishtinës. I Kam taku përfaqësuesit e të dyja kategorive dhe jemi pajtu për përkrahjen e kërkesave të tyre, që realisht nuk janë edhe kërkesa të mëdhja. E para që e kemi folë edhe për pensionistët edhe për personat me nevoja të veçanta është transporti falas në të gjitha linjat në Prishtinë, edhe në transportin publik po edhe atë privat me të cilat do të kemi kontrata të veçanta. E dyta ka qenë ndërhyrjet në infrastrukturë në shumë zona për personat me aftësi të kufizuara dhe ne kemi marrë përsipër nga plani i fizibilitetit që të ndërhyjmë në ato zona”, tha Abrashi. /Gazeta KNN