Kryetari i Partisë së Pavarur të Britanisë së Madhe (UKIP), Nigel Farage, është bërë politikani i parë britanik që takohet me Donald Trumpin qëkur ky i fundi u bë president i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara.
Një zëdhënës i UKIP-it ka thënë se Farage e ka diskutuar fitoren dhe lirinë me Trumpin, gjatë një vizite bërë rrokaqiellit “Trump Tower” në Nju Jork, transmeton Express.
Ndërkohë, zëdhënësja e Trumpit, Kellyanne Conëay, ka thënë se takimi i dy liderëve ka qenë shumë produktiv.
Në anën tjetër, zyra e kryeministres së Britanisë së Madhe ka thënë se Farage nuk ka asnjë rol në marrëdhëniet e Qeverisë me Administratën në ardhje të SHBA-së.
Pas takimit, Farage ka thënë: “Ishte nder i madh që kaloj kohë me Donald Trump. Ai ishte i qetë dhe më plot ide të mira.”/Express/
