Një oficer i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit ka vrarë vetën para pak orësh.Burime i kanë thënë Gazetës Blic, se i ndjeri tashmë, është B. I., 43-vjecar.
Aktin e vetëvrasjes ai e ka bërë në një WC të një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë, në qytetin e Gjilanit.Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.Gazeta Blic e ka bërë përpjekje të kontaktojë me policinë rajonale në Gjilan por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Sipas burimit, I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.