Mbrëmë rreth orës 21:00 në Veterrnik të Prishtinës është vrarë një burrë i cili bashkë me tre të dyshuar të tjerë, siç njofton policia kanë hyrë brenda një shtëpie për të grabitur.
Policia e ka konfirmuar mbrëmë vrasjen, e sot ka konfirmuar se bëhet fjalë për një 42 vjeçar me iniciale K.K.
Siç mësohet brenda burimeve në Polici, pronari i shtëpisë kishte shtënë ndaj 4 personave pasi këta të parët e kishin gjuajtur me armë në shtëpinë e tij.
Sidoqoftë, deri tani tre personat e tjerë kanë arritur të arratisen dhe Policia nuk ka rënë në gjurmë për t’i arrestuar.