Moti gjatë ditës së sotme në Maqedoni parashihet të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites në pjesët malore me vranësira pak më të mëdha.
Në perëndim të vendit do të ketë kushte për shi të përkohshëm me bubullima të rralla, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët nga veriu.
Temperatura minimale do të lëvizë prej shtatë deri 16 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 24 deri në 30 gradë.
Tags:moti