Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që na ka shoqëruar sot dhe do të na shoqërojë në ditët në vazhdim. Sipas IHMK-së, mot kryesisht i vranët dhe me periudha të shkurta me diell do të na shoqëroj gjatë ditës së premte (nesër).
“Në fushat termike pritet ulje në të dy vlerat e temperaturave. Minimalet do të lëvizin nga 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 20-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Ky institucion bën më dije se këto masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit nuk do të jenë të qëndrueshme mbi vendin tonë, kështu që vlerat e temperaturave maksimale në ditët në vijim pritet sërish të rriten për 4-5 gradë Celsius, derisa ato minimalet mund te zbresin deri në 9 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut e lehtë deri mesatare, kurse shtypja atmosferike do të shënoj ngritje mbi vlerat e normales”, thuhet ndër tjerash./Lajmi.net
Tags:moti