Aktuale

Ky është moti për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik njoftoi se masa të ftohta të ajrit të cilat janë prezent mbi vendin tonë do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për ditën e parë të javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius. Shtypja ajrore vazhdon të mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

Nga dita e martë temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke e mbërritur maksimumin ditën e mërkurë nga 13-14 gradë celsius.

Temperaturat minimale do të shënojnë vlera negative ditën e martë dhe në shumë lokalitete pritet të formohet dukuria e brymës.

Të enjten do të zhvillohen kushte tjera meteorologjike. Era do ta ndërrojë kahun nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperëndimit, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jostabile.

Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të bien të përziera me dëborë.

Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte.