Aeroplani i ekipit të Chapocoenses është rrëzua në afërsi të qytetit të Medellinit të Kolumbisë dhe sipas mediave botërore raportojnë se ka viktima.
Mediat e huaja raportojnë se aeroplani barte futbollistët e ekipit të Chapocoenses, që luajti në finalen e kupës së Amerikës së Jugut me ekipin e Medellin Atletico Nacional.
Sipas tyre, të paktën dhjetë njerëz janë plagosur dhe u dërguan në spital gjersa në aeroplan gjendeshin 72 persona dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.
“Ka shumë të mbijetuar, nuk mund të themi për momentin sa, por ka shumë të mbijetuar”, ka thënë Kaleth Gutierrez.
Derisa kujtojmë se raportohet se më të njëjtin aeroplan ka udhëtuar edhe Kombëtarja e Argjentinës. /Express/