Rajon & Botë

Ky është lideri i radhës botëror që Trump do ta takojë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet për herë të parë më 6-7 prill, në vendin turistik të këtij të fundit në Florida, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Kinës.

Marrëdhëniet e të ardhmes mes ekonomive numër 1 dhe numër 2 të botës janë bërë të pasigurta pas zgjedhjes së Trumpit president, i cili gjatë fushatës zgjedhore e akuzoi Kinën për praktika të padrejta tregtare, si dhe kërcënoi se do t’i rriste taksat e importit ndaj produkteve kineze dhe ta shpallte Pekinin manipulues të monedhës, transmeton Express.

Nuk është e qartë nëse Trump do të vazhdojë me cilindo nga kërcënimet e bëra më parë. Tash Trump po e kërkon ndihmën e Pekinit për të bërë presion ndaj Koresë së Veriut për shkak të programeve bërthamore dhe armëve bërthamore.

Kina është burimi më i rëndësishëm i mbrojtjes diplomatike dhe ndihmës ekonomike të Koresë së Veriut./Express/