Aktuale

Ky është lajmi më i ri rreth gjendjes shëndetësore të Isa Mustafës!

Ish-këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj në një prononcim “Gazeta Blic”, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, raporton Gazeta Blic. 

Gecaj ka thënë se shëndeti i tij është duke u përmirësuar por do të marrë edhe pak kohë.

Ai ka pohuar se ish-kryeministri i vendit tani ka vetëm terapi fizikale.
 
I pyetur për atë se kur do të kthehet në Prishtinë i pari i LDK-së, Gecaj ka thënë se nuk e di, por që kjo gjë përcaktohet nga mjekët.

“Është në përmirësim të vazhdueshme, por do të marrë edhe pak kohë. Tani ai ka vetëm terapi fizikale.

 Unë nuk e di se kur do të kthehet në vend. Janë mjekët të cilët e përcaktojnë këtë”, ka deklaruar Gecaj, raporton Gazeta Blic.

Kujtojmë se Isa Mustafa në fillim ishte shtrirë në një spital të Prishtinës, siç thuhej për shkak të një gripi, më pas për të vazhduar trajtimin në Gjermani, ku qëndron edhe sot./GazetaBlic