Lavdim Çeli është kosovari i pari i cili ka bërë në dorën e tij tatuazh me fytyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për herë të parë kur kishte publikuar fotografinë e këtij tatuazhi, kishte marrë shumë kritika mirëpo edhe komente pozitive, raporton lajmi.net.
Sipas tij, kryeministri i vendit është personi i vetëm i cili e mbrojti me gjak territorin e shtetit.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Kur e Pata Publiku për herë të paë këtë foto e video pata shumë lëvdata po edhe në të kundërtën shumë kritika bile bile do prej ma extremeve ku me shkruejshin që ki me i ra pishman që ki me e pre dorën që e ke ba tatto-n e tash shumë thjesht po ju kthena unë atyre a mos jeni ba pishman ju qa më keni shkru e po i preni gishtat e gjuhen e juaj.
I vetmi është ky njeri (Ramushi) që kurrë nuk e tradhtoj Kosovën dhe e mbrojti me gjak e djers 100% burrë Dukagjinas 100% Shqiptar 100% Taks për Shkini me ty deri ne vdekje Komandant. /Lajmi.net/