Aktuale

Ky është kandidati i VV-së që mban numrin e njëjtë me atë të partisë

Në hedhjen e shortit që tashmë ka përfunduar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për renditjen në fletëvotim të subjekteve politike, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin rendor 35.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët VV-së, me numrin e njëjtë që kjo parti u radhit në fletëvotim është Ali Lajçi, pra ka numrin 35, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme më 11 qershor pasi Qeveria “Mustafa” u rrëzua në Parlament përmes një mocioni të iniciuar nga partia e Limajt, Nisma. Ky mocion u përkrah fuqishëm edhe nga partneri qeverisës i LDK-së, Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.
/GazetaExpress/