Aktuale

Ky është heroi i Lipjanit

Pjesëtari i komunitetit boshnjak Silvad Hysenaj (31) prej më shumë se 2 vjetësh punon si infermier vullnetar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Ai ka të mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, ndërkohë në fund të vitit 2006 Ministria e Shëndetësisë i kishte dhënë licencë me të cilën mund të punojë në institucione shëndetësore dhe në emergjenca si infermier, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më 10 mars të vitit 2015 filloi punën si infermier pa pagesë në Emergjencën e QKMF-së në Lipjan, me qëllim që t’u kontribuojë qytetarëve të të gjitha komuniteteve.

Hysenaj gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në intervenime të ndryshme, si: aksidente të trafikut, vizita shtëpiake, ndërkohë në intervenime të shpejta brenda emergjencës ka shënuar rezultate pozitive, duke u nderuar me mirënjohje nga stafi mjekësor. Ai pas orarit të punës si infermier vullnetar merret edhe me punë private të ndërtimtarisë dhe është i njohur edhe si mjeshtër për rregullimin e fontanave, për fasadim apo enterier.

Ai thotë se synim i tij jetësor ishte që të mbaronte shkollën për infermier, për t`u vërë në shërbim të njerëzve