Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është drejtuar edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Mustafa tha se nuk ka për të thënë diçka në mënyrë të veçantë dhe se i ka dëgjuar diskutimet e opinionet e deputetëve.
“Duhet të respektojmë jetën parlamentare demokracione parlamentare, si shtet i ri duhet t’i nënshtrohemi vullnetit të qytetarëve dhe Parlamentit”- ka thënë Mustafa.
“Nuk dëshiroj të komentoj çka ndodhë, çka po bëhet, kush kujt ju bashkangjit”- ka shtuar Mustafa.
Ju falënderoj për bashkëpunimin, ky Parlament meriton të ketë njerëz që i çojnë proceset përpara. Me vjen mirë që sot janë deputetët në Kuvend e jo jashtë tij, ju uroj shëndet dhe uroj të votoni sipas bindjes”- ka përfunduar Mustafa.