ShowBiz

Ky është Fati Krasniqi që po i bënë për vete njerëzit

Është i ri në moshë, por me një zë që nuk e le askë indiferent. Fjala është për Fati Krasniqin, talentin që po bëhet përditë e më i njohur me zërin e tij karakteristik.

është nga Prizereni, por jeton në Francë dhe merret me muzikë qysh në fëmijëri. Se është i talentuar, e dëshmoj edhe përmes coverave që i lëshonte në “Youtube”, ku të gjithë e komplimentonin për zërin që ka. Shkruan Gazetablic.com

Coveri i këngës “S’di se te kam falë” i kënduar nga Fati Krasniqi morri 300 mijë klikime dhe të gjithë e sygjeronin fuqishëm që ai ta bënte një këngë personale me videoklip.Dhe, kështu ndodhi, pasi Fati tashmë e ka sjellë projektin e tij të parë muzikor, që është kënga me titull “A më don ti”.

Muzika është krijuar nga Ymerli Krasniqi, ndërkaq teksti nga Abaz Selmani bashkarisht me Fatin.
“A më don” është projekt i ri, që po merrë mjaftë vëmendje, ndërkaq këngëtari thotë se ka shumë projekte në kohë dhe se nuk do të ndalet.

Shikoni “Amë don” nga Fati Krasniqi.