Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nxjerrë një dekret përmes të cilit i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër.
Sipas këtij dekreti, Hoti duhet që brenda afatit prej 15 ditësh t’ia propozojë Kuvendit të Kosovës përbërjen e qeverisë së tij dhe të kërkojë votimin e saj.
Dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është i mbështetur edhe në aktvdendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të nxjerrë ne vitin 2013 për rastin KO 103/14.
Një dekretim i tillë vjen pas konsultimit me partitë politike dhe pas interesimit të shumicës së partive për të mos shkuar në zgjedhje të reja por për të pasur një qeveri të re brenda legjisltaurës ekzistuese.
LDK ka shprehur interesimin për krijimin e saj duke lidhur koalicion me AAK’në dhe NISMA’në.
Derisa LVV ka pritur publikimin e dekretit të presidenetit Thaçi për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetutese./Express/