Fiona Gllavica është tashmë ndër aktoret më të dashura për publikun tonë.
Së fundmi ajo është bërë e njohur për rolin e saj si Pajtesa tek seriali vendor “Çka ka shpija”.
Pajtesa në serial luan një vajzë nga fshati dhe e cila nuk di si të sillet në qytet, por në jetën reale ajo është një femër shumë moderne. Është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime të shumta dhe të ndryshme.
Ajo publikoi një fotografi në të cilën shihet se kamë dalë në darkë së bashku me të dashurin e saj. Por, pjesa me të cilën na befasoi është se ajo në darkë shihet me një veshje të thjeshtë dhe pa grim.
Ndryshe, pak kohë më parë aktorja e njohur dhe i dashuri i saj kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë.