Aktori afgan Abbas Alizada i cili ngjason shumë me Bruce Lee, ka folur për Sputnik ku ka paraqitur ambiciet e tij për të ardhmen.
Që kur ishte një fëmijë, Abbas kishte qenë i shtangur pas arteve marciale, por kushtet ekonomike të vështira e kanë ndaluar atë të merret me këtë sport. Duke refuzuar të dorëzohet, ai ka filluar të stërvitet në shtëpinë e tij.
“Për herë të parë kur i kam parë filmat e Bruce Lee isha 8 apo 9 vjet,” tha 24-vjeçari për “Sputnik Dari”. “Unë vërtetë i pëlqej lëvizjet e Bruce Lee. Unë duhet të pranoj se ishin këto filma që më nxitën të studioja artet marciale,” shtoi ai.
Abbas në moshën 10-vjeçare ka filluar të ushtrojë në mënyrë të pavarur kung fun. Tri vite më parë, ai filloi të studionte me një trajner në një klub sporti, transmeton Periskopi.
“Unë startova të trajnohem në bodrumin e shtëpisë sime, me një ekip të vogël. Akoma stërvitem në bodrum,” tha ai.
Aktori është inspiruar kur ka filluar të mësojë përdorimin e nunchakus, arti tradicional marcial Okinawan që përbëhet nga dy shkopinj të lidhura nga një zinxhir apo litar.
“Kujtimi më i gjallë i jetës sime është i lidhur me nunchaku, unë isha duke shikuar një film dhe duke luajtur me to, papritmas më goditën në kokë dhe për rreth pesë minuta isha pa vetëdije”, kujton aktori.
Abbas ka fituar famë në Afganistan dhe në shtetet tjera pasi disa vite më parë ai kishte publikuar disa foto në Facebook, duke ia bashkangjitur një titull “Bruce Lee është shfaqur në Afganistan.”
“Unë jam shumë krenar që afganët më quajnë “Bruce Lee afgan”, dhe e falëndëroj zotin për përmbushjen e dëshirës time. Më jep energji,” flet ai./Periskopi/