Aktuale

Ky është bilanci fillestar i dëmeve – janë mbledhur 5 milionë euro e mbi 1 milion dollarë

Kur operacionet për kërkim shpëtimit po shkojnë drejt fundit, qeveria ka nisur përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fundit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë së Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar për dëmet fillestare dhe ndihmat që janë mbledhur.

Në Durrës janë evidentuar 701 banesa të dëmtuara, 12 te shkatërruara, 176 pallate të dëmtuara.

Në Tiranë banesa 15 të shkatërruara, 239 të dëmtuara, 8 pallate janë jashtë përdorimit.

Rama tha se ky është bilanc fillestar, ndërsa theksoi se sot vijnë ekipet e para te inspektorëve teknikë për të bërë një analizë të dëmeve së bashku me ekspertët shqiptarë.

Sa i përket kontributeve Rama tha se shuma e grumbulluar është goxha inkurajues, por për shkak se bankat janë të mbyllura nuk mund të thuhet sa është bilanci i plotë.

Sipas tij, deri tani shkon një shumë 5 milionë euro dhe 1,5 milion dollarë.