Është Agron Luta, i cili ka qenë pjesë e komisionit për matjen e territorit që nuk po i pranon rezultatet e këtij komisioni që u prezantuan sot.
Ai, thotë se pjesa e analizës profesionale nuk ka qenë në rregull, shkruan Gazeta Metro.
Luta është anëtari i dytë i komisionit që po shfaq pakënaqësitë e tij. Fitim Humolli, është tjetri anëtarë që dje dha dorëheqje nga ky komision.