Sot u raportua për një vrasje në Ratkoc të Rahovecit, e cila mësohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Siç mësohet nga Policia e Kosovës edhe për identitetin dhe prejardhjen e viktimës. Bëhet fjalë për një 29 vjeçar, me iniciale H.J. Tashmë viktima vjen nga Komuna e Gjilanit.
Metro bën të ditur se viktima kishte ardhur nga Gjilani në Rahovec me qëllim vjedhjeje. Mirëpo, ishte qëlluar nga një pronar i një marketi me kallashnikov.