Para pak minutash një 27 vjeçar nga Prishtina ka mbetur i vrarë sot në rrugën ‘Haxhi Zeka’.
Sipas Policisë, i ndjeri është qëlluar me armë zjarri derisa po qarkullonte me veturën e tij në këtë rrugë.
I vrari është A.J nga Prishtina.
Vrasjen e tij e ka konfirmuar Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës : A. J. , mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës./FaktePlus