Aktuale

Ky do të jetë moti për gjithë javën

Nga dita e sotme e deri në fundjavë, në Kosovë pritet të marrë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, e të cilat më të theksuara do të jenë në perëndim të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes -2 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë mes 8 deri 11 gradë celsius.

IHMK thotë se shtypja atmosferike do të shënojë ngritje graduale dhe do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e juglindjes.

Sipas njoftimit, kjo gjendje labile e motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.