Aktuale

Kuvendi voton Qeverinë Kurti

Me 66 vota për është votuar qeveria e re e Kosovës.

Deputetët e koalicionit VV-LDK së bashku me disa deputetë të pakicave kanë votuar pro qeverisë Kurti.

Ndërsa 10 deputetë abstenuan, raporton lajmi.net.

Ndërkohë, deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Qeveria do t’i ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve.

Kabineti i qeverisë Kurti përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.

Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë, Glauk Konjufca, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ministre të Drejtësisë nga radhët e LVV-së do të jetë, Albulena Haxhiun, ministër të Integrimeve Evropiane,Blerim Reka.

Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdarin. Kurse, dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë i është besuar Arben Vitisë.

Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa tash e tutje do të jetë ministër i Bujqësisë, Anton Quni, ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

Vlora Dumoshi e LDK-së do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Hykmete Bajrami do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë./Lajmi.net/

the authorGazetaKNN