Aktuale

Kuvendi voton Ekipin Dialogues për bisedime me Serbinë

Kuvendi i Kosovës miratoi Projekt-Rezolutën mbi Procesin e Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me 59 vota për dhe 2 abstenime, Kuvendi i dha dritën jeshile Projekt-Rezolutës të propozuar nga PSD e mbështetur edhe nga partitë tjera të pozitës, PDK, AAK, NISMA.

Ekipit të Dialogut me Serbinë i prinë kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj nga NISMA, pas tyre janë edhe Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Dardan Gashi. Dy vendet e rezervuara për VV-në dhe LDK-në do t’i zë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Kjo Projekt-Rezolutë u kundërshtua nga dy partitë opozitare, LDK dhe VV, të cilat nuk moren pjesë në këtë seancë./Gazeta Blic/

the authorBurbuqe Metolli