Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar një amandament të propozuar nga Komisioni funksional që përpiloi Projektligjin për pagat në sektorin publik, i cili “shpërblen” zëvendësministrat edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.
Me mbi 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës.
Për këtë amandament, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të hiqej pasi e konsideroi si të padrejtë.