Kuvendi i Kosovës shënoi si tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.
Në Ditën Ndërkombëtare u shpalos plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe u organizuan aktivitete të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me këtë rast ta tha se Kosova dhe gjithë qytetarët janë të kënaqur që shënojnë Ditën e Demokracisë.
“Kemi dhënë shumë për këtë ditë me angazhimin tonë falë edhe përkrahjes ndërkombëtare… Idealet janë që Kosova të jetë më i zhvilluar dhe më demokratik. Nuk ka forcë që mund të na ndal në rrugën e demokracisë por edhe drejt rrugës së evropiane”, tha Veseli.
James Hope, nga USAID tha se këta zëra në këtë sallë janë shenjë demokracisë në Kuvend.
Në kuadër të këtij aktiviteti janë ndarë edhe çmime për nxënësit të cilët kanë konkurruar me piktura./KosovaPress/