Kuvendi i Kosovës nuk ka lejuar pjesëmarrjen në debatin për demarkacion përfaqësuesit e komunës së Pejës, Deçanit dhe Rugovës.
Kuvendi nuk ka lejuar hyrjen e tyre në objekt me arsyetimin se nuk janë të ftuar, derisa Sali Lokaj ka thënë se ata përfaqësojnë komunitetin e Istogut, Pejës dhe Deçanit.
Ai për KTV-në ka thënë se këta përfaqësues kanë qenë pjesëmarrës në të gjitha komisionet për demaskimin e kufirit, përfshirë edhe atë ndërkombëtar.