Aktuale

Kuvendi njofton edhe zyrtarisht për mbajtjen e seancës, pritet të votohet Qeveria

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht që seanca e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re do të mbahet të hënën.

Përmes, njoftimit për media bëhetë e ditur se seanca do të fillojë në ora 11:00, përcjell FaktePlus.

Në seancë do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.

Njoftimi i plotë:

Data:   3  shkurt  2020

Dita:   E  hënë         

Seanca plenare e Kuvendittë Republikës së Kosovës

Vendi:    Kuvendi i Kosovës

Koha:      11:00

Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.

R e n d i  i  d i t ë s:

Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës./FaktePlus