Kuvendi i ka mundësuar Qeverisë që të shfrytëzojë mjetet buxhetore të buxhetit të 2019-s edhe për muajin mars.
Kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar me 100 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Propozimin e Ministrit të Financave, Besnik Bislimi, e mbështeten të gjitha grupet parlamentare.





















