Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 76 vota pro, dekretin e Presidentit që emëron Petrit Vasilin në postin e ministrit të ri të Drejtësisë.
Vasili zëvendësoi ish ministrin Ylli Manjanin, i liruar nga detyra të hënën. Dekreti i shkarkimit te Manjanit, u miratua me 74 vota pro, 3 vota kundër dhe 1 abstenim.
Para marrjes së detyrës si ministër Vasili ka qenë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetar i grupit parlamentar, anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi./KosovaPress/