Aktuale

Kuvendi mbyll punimet për sot, seanca vazhdon nesër në orën 11:00

Ka përfunduar seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar gjatë ditës së nesërme në orën 12:00.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i  Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti I cili mbylli punimet e kuvendit për sot për shkak të mungesës së kuorumit për miratimin e projektligjeve të propozuara.

Në mungesë të kuorumit nuk u arrit të miratohet  edhe projektligji për kamatvonesa për rregullimin dhe mbështetjen e bizneseve.

Ndërkohë, kryesia e kuvendit do të mblidhet nesër në orën 11:00, një orë para vazhdimit të seancës./KosovaPress/