Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të veçantë për 20 vjetorin e masakrës së Dubravës.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili ishte edhe vetë i mbijetuar i kësaj masakre, shkruan lajmi.net.
Ai ka ftuar të gjithë ish-të burgosurit t’i bashkohen kësaj seance.
Ajo mbahet më 21 maj në orën 11:00./Lajmi.net/