Aktuale

Kuvendi i Maqedonisë, shkarkimi i prokurorit Zvërlevski në rend dite

Shkarkimi i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski sot është në rend dite të seancës së gjashtë të Kuvendit.

Kjo pikë është e 30-ta në rend dite, por, sipas, paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, pritet që ajo të jetë midis të parave në seancë dhe sot të debatohet për të.

Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së, siç theksohet në shkrimin deri te Kuvendi, në mënyrë të paligjshme, jo në kohë dhe kryerje e pamjaftueshme e kryerjes profesionale të funksionit.

Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e imazhit të funksionit.

Kërkesën për shkarkimin, Qeveria e ka dorëzuar edhe deri te Këshilli i prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit.

Ndryshe, në rend dite të kësaj seance janë edhe raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë 2016, Propozimi për emërim të drejtorit të Agjencisë për administratë, Propozim vendimi për dhënie të pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit dhe raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2016.