Mysafirët që do ta vizitojnë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, nuk do të dalin nga aty pa marrë dhe një dhuratë në shenjë falënderimi.
Kjo pasi Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender për furnizimin me dhurata.
Rreth 6 mijë e 660 euro do t’i kushtojë zyrës së Kryeparlamentarit blerja e këtyre dhuratave.
Dhuratat pritet që gjatë këtyre ditëve të mbërrijnë në ndërtesën e Kuvendit./GazetaExpress/
Tags:Kuvendi i Kosovës