Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton Gazeta Blic.
Seanca do të mbahet të shtunën dhe do të fillojë në orën 10:00.
Ndërsa, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zyrtarë të lartë shtetëror nga mbarë bota po vizitojnë vendin dhe po dërgojnë telegrame urimi.
Në këto vizita, po premtohet përkrahje e vazhdueshme për Kosovën në rrugëtimin e saj shtet ndërtues.