Aktuale

Kuvendi Kosovës reagon ndaj agjendës së seminarit të Asamblesë së NATO-s

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se agjenda e për seminarin e Asamblesë së NATO-s, nuk është përpiluar nga Kuvendi i Kosovës, ku panelistit Marko Gjuriq i janë referuar si drejtor i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi.

“Njoftojmë opinionin publik se agjenda e publikuar për seminarin e Asamblesë së NATO-s që do të mbahet në Prishtinë, nuk është përpiluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por nga Zyrtarët e Asamblesë së NATO-s.

Në agjendë panelistit Marko Gjuriq i janë referuar si drejtor i ‘Zyrës për Kosovë dhe Metohi’.

Kuvendi i Kosovës është duke adresuar këtë çështje me përpiluesit e kësaj agjende”, thuhet në komunikatë.