Rreth një orë diskutimi për ndryshim të rendit të ditës në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, deri më tani janë kaluar tri pika të rendit të ditës, ndërsa aktualisht po diskutohet për pikën e propozimvendimit për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2017.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 62 milionë euro për këtë Komunë.
Lidhur me këtë, kanë reaguar asamblistë komunal, sipas të cilëve buxheti për fushën e kulturës është simbolik.
Madje, sipas asamblistëve të LDK-së e PDK-së, në këtë buxhet nuk janë përfshirë investime kapitale në fushën e kulturës.
Lirak Çelaj nga PDK tha se nëse pushteti aktual është duke u dorëzuar, atëherë le të tërhiqen e mos ta mbajnë peng Prishtinën./KP